Sot, më 10 korrik, Komuna e Karposhit e fitoi të ash.q. Zonë e parë Balans+ e përbërë prej më shumë veglave për fitnes, e cila është dhuratë nga kompania Bimilk në shenjë të ngritjes së vetëdijes për sportin dhe mënyrën e shëndoshë të jetës.

Në prezencë të kryetarit të Komunës së Karposhit, z. Stefan Bogoev, si edhe të përfaqësuesve të tjerë të komunës dhe numrit të madh të sportistëve dhe pushuesve, në eveniment u theksua kontributi i konsiderueshëm i qumështores Bitolska dhe hapat për përmirësimin e jetës së tyre dhe kushteve në shoqëri, nëpërmjet ndihmës për sportin, kulturën, edukimin e të rinjve dhe kujdesit për të gjitha kategoritë e qytetarëve.

“Kjo Zonë e ash.q. Balans+ është vetëm edhe një provë se fokusi kryesor i kompanisë sonë është shëndeti, еdhe atë, jo vetëm nëpërmjet sigurimit të prodhimeve të shëndetshme qumështore për konsumatorët e tyre por edhe përmes mbështetjes së vazhdueshme të rekreacionit dhe sportit. Në jetën e sotme dinamike, është me rëndësi enorme të krijojmë balancë ndërmjet familjes, punës dhe kohës së përkushtuar për vete dhe prandaj besojmë se ky kënd sportiv do të ndihmojë në realizimin e balancës së duhur a mes tjerash, do të sigurojë edhe kënaqje për të gjitha gjeneratat,” deklaroi Poleksena Jankulovska, menaxhere marketingu në Bimilk.

“Mesazhi kryesor i brendit Balans+ është nxitja e ushqimit të shëndetshëm dhe të rregullt, si edhe mënyrës së balancuar të jetës dhe aktiviteteve të rregullta sportive, ashtu që sinqerisht besoj se së bashku me Komunën e Karposhit, nëpërmjet kësaj zone, do të ndikojmë në krijimin e shprehive të shëndosha. Për arsye se fytyrat e lumtura dhe të shëndetshme janë motivi ynë për përparimin, zbulimin dhe mbajtjen e përditshme të pozicionit udhëheqës,” shtoi Jankulovska.

Kryetari i komunës së Karposhit gjatë hapjes e theksoi kënaqësinë e vet nga bashkëpunimi me Bimilk për projektin prej të cilit, përveç qytetarëve të Karposhit, do të kenë përfitim edhe pushuesit tjerë në buzë lumin e qytetit.

“Në emër të Komunës së Karposhit, e theksoj mirënjohjen time ndaj kompanisë Bimilk. Ky është shembull i vërtetë për përgjegjësi shoqërore, për ngritjen e cilësisë së jetës së bashkësisë së përgjithshme dhe nxitjes së mënyrës së shëndetshme të jetës, për shkak se qëllimi primar është të zhvillohen shprehitë e shëndosha te të gjithë qytetarët dhe të kemi hapësirë plotësuese për aktivitet fizik sipas të gjitha standardeve dhe kritereve,” tha z. Stefan Bogoev, kryetari i Komunës së Karposhit.

Në eveniment ishin të pranishëm edhe “Ambasadorët Balans+” tani më çifti i etabluar sportiv Iskra dhe Zhan Tosev, si edhe atleti dhe kampioni Kokan Ajanovski, të cilët qytetarëve të pranishëm dhe pushuesve u demonstruan ushtrime për balancë dhe për shtrirje, duke i përdorur veglat. Me mesazh të përbashkët, ato i inkurajuan të gjithë banorët e komunës ti provojnë veglat dhe theksuan se ky kënd sportivo-rekreativ ofron gjithçka që nevojitet për realizimin e ushtrimeve për rekreacion dhe për balancë të mirë, të përshtatshme për secilin që ka dëshirë për rekreacion.

Nga Bimilk thonë se ideja për fisnikërimin e kësaj hapësire me vegla për ushtrim, edhe atë pikërisht nën brendin „Balans+“, buron nga vetë prodhimi, i cili është aleat besnik i ushqimit të shëndetshëm dhe vijës së bukur, duke siguruar balancë të përkryer të proteinave, yndyrave dhe karbohidrateve, me shtesë të kulturave probiotike që i përforcojnë imunitetin dhe rezistencën e përgjithshme të organizmit.

Me qëllim të ngritjes së vërtetë të vetëdijes për rëndësinë e aktiviteteve të rregullta fizike, prej kompanisë zbuluan se edhe qyteti i Manastirit së shpejti do e fitojë Zonën e vet Balans+, ndërsa kënde të ngjashme për rekreacion paralajmëruan edhe për qytetet tjera në Maqedoni.

Shpërndaj me