Në orën 16:00 ka filluar shitja e biletave për ndeshjen e shumëpritur, Kosova – Anglia që është takimi i fundit që kombëtarja e Kosovës e zhvillon në kuadër të ciklit kualifikues për ‘Euro 2020’.Kjo ndeshje do të zhvillohet të dielën, më 17 nëntor me fillim nga ora 18:00, në stadiumin ‘Fadil Vokrri’. Teksa kanë kaluar vetëm disa minuta nga fillimi i shitjes së biletave, kanë filluar të vërehen parregullsitë e para në uebfaqen ku bëhet blerja online e biletave, ‘tiks app’. Faqja duket se është e bllokuar teksa aty shfaqet një mesazh ku thuhet se “nuk mund të kyçeni”, derisa nuk shfaqet asgjë tjetër.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...