Sipas të përditshmes gjermane “Bild”, Bernd Leno i Bajer Leverkuzenit do të transferohet te Arsenali. Flitet që shuma e kartonit të tij vlen 20 milionë euro, ndërsa portieri aktual i Arsenalit,  Petr Çeh, pritet të jetë rezerva e gjermanit. Për Leno, i cili është përjashtuar nga 23-shja e Kupës së Botës të Gjermanisë, është interesuar edhe Napoli e Atletiko Madrid. Sipas “Bild”-it, Leverkuzeni është pajtuar me faktin që duhet të heq dorë nga portieri, duke blerë portierin që fitoi Kupën e Gjermanisë, Lukas Hrarecki nga Aintraht Frankfurt.

Shpërndaj me