Sipas të përdisthmes gjermane “Bild”, skuadra e Liverpullit është gati të paguajë klauzolën për futbollistin e përfaqësueses së Kosovës, Milot Rashica. Sipas  “Bild:-it, Jurgen Klop është interesuar për futbollistin, pasi pëlqen lojën e tij dhe e sheh atë si një alternativë shumë cilësore për treshen e tij të sulmit Sallah-Mane-Firminjo. Për momentin te të kuqtë alternativa të tjera për ta janë Origi, Lallana, Minamino dhe Shaqiri, por Klop kërkon një lojtar teknik dhe konkret para portës, ashtu siç është Rashica. I njëjti burim insiston se për të shkëputur Rashicën nga Verder Bremen, mjafton të paguhet klauzola që është vendosur që në fillim në kontratën e tij. Klubin gjerman, që kur e mori nga Vitese, kishte nuhatur se futbollisti kosovar do të bëhej një emër i kërkuar e për këtë arsye, kishte vendosur shifrën 38 milionë euro në klauzolën e largimit.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...