Përdorimi i teknologjisë në fushë është përhapur në të gjitha ligat e forta në Europë, ashtu siç po ndodh edhe në Gjermani, aty ku ka njohur një nga dështimet më të mëdha. U luajt sfida Fortuna Diseldorf-Volfsburg, që përfundoi në barazim 1-1, por që ka revoltuar të gjithë opinionin sportiv në Gjermani, këtë nuk e fshehu edhe gazeta më e madhe në vend, duke vendosur titullin kryesor: “Çfarë sheh VAR-i”?! Gjithçka ndodhi në minutën 16’, kur skuadra vendase shënoi golin e avantazhit, por para se aksioni të shkonte në zonë, topi kishte dalë jashtë vijës anësore. Mjaft e qartë dhe e dukshme dalja e topit, por gjyqtarët në dhomën e VAR nuk e kanë kapur këtë moment dhe e llogaritën të rregullt golin.jithsesi pak minuta më vonë miqtë barazuan shifrat me golin Ueghorst.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...