Sipas të përdistshmes gjermane, “Bild”, të mërkurën ka pasur një bisedë mes shefit të Bajern Munihut,  Karl-Heinz Rumenigge dhe Arsen Vengerit. Një burim i brendshëm i klubit i ka thënë “Bild”-it se Vengeri dhe Rumenige janë takuar për të diskutuar emërimin e mundshëm të francezit në stolin bavarez.

“Klubi e çmon jashtë mase punën që ka bërë Venger tek Arsenali, por ai nuk është një opsion për vendin e punës,” shprehet klubi gjerman.

Një vendim surprizë. Venger ishte gati të bashkëpunonte me trajnerin e përkohshëm Hansi Flik, i cili udhëhoqi ekipin drejt fitores 2-0 ndaj Olimpiakosit. Tani nuk përjashtohet mundësia që Flik të mbyllë sezonin me skuadrën në mënyrë që klubi të afrojë Erik ten Hag ose Tomas Tushel në fund të sezonit.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...