Policia austriake hodhi poshtë tezën e rrëmbimit pas zhdukjes një ditë më parë të një gruaje 88 vjeçe, mbiemri i së cilës lidhet me një nga më të pasurit e Austrisë, pasi u aludua fillimisht si rrëmbim dhe nxiti një operacion të gjerë kërkimesh.

Tetëdhjetëvjeçarja është parë të hipë në një limuzinë e shoqëruar nga dy burra ndërsa po eçte në një rrugë të Eisenstadt, në kufi me Hungarinë.

Zhdukja e papritur e kësaj gruaje, e identifikuar si e ëma e Stefan Ottrubay, menaxheri i pasurisë së ish-shtëpisë hungareze të Esterhazy, ngjalli dyshimet e një rrëmbimi me natyrë keqdashëse.

Tetëdhjetëvjeçarja sinjalizoi dje në mbrëmje policinë e Tyrol, në perëndim të Austrisë dhe sqaroi se kishte hipur me vullnet të plotë në makinë, njoftuan sot autoritetet. Personat që e shoqëruan gjatë udhëtimit u morën në pyetje për ngjarjen./ata/

Loading...

Shpërndaj me

Loading...