Guvernatorja e Bankës Popullore, Anita Angellovska – Bezhoska, dje, në Vjenë, mori pjesë në konferencën “Duke parë mbrapa, duke parë përpara” të organizuar me rastin e pesëmbëdhjetëvjetorit të valës së parë të zgjerimit të Bashkimit Evropian (BE), kur në të aderuan njëmbëdhjetë vende e Baltikut, Evropës Qendrore dhe Juglindore. Në suaza të panel-diskutimit kushtuar integrimit financiar, Angellovska-Bezhoska është përqendruar në zhvillimin dhe karakteristikat e sektorit financiar të vendit.

“Sistemi anë financiar, si dhe sistemet në vendet e tjera të Evropës Qendrore dhe Juglindore është në masë të madhe e ndërlidhur me sistemin financiar evropian, që perceptohet përmes pjesëmarrjes së konsiderueshme në pronësinë nga ana e bankave evropiane. Relativisht shkalla e lartë e integrimit financiar ka sjellë përfitime të dukshme për ekonominë tonë, siç është qasja deri te burimet e jashtme për financim për mbështetje të rritjes, ofertë më të madhe për popullatën dhe sektorin korporativ me çfarë nxitet edhe kursimi dhe kreditimi, siç është transferimi financiar ‘nou-hau’”, theksoi ajo.

Guvernatorja, siç qëndron në kumtesë, e ka theksuar edhe shkallën e lartë të harmonizimit të rregullativës vendore për sistemin bankar me regullativën evropiane, që kontribuon për qëndrueshmërinë dhe rezistencën e sistemit tonë bankar dhe njëkohësisht krijon kushte për integrim të mëtejshëm financiar, që është veçanërisht e rëndësishme në kontekst të përcaktimit tonë strategjik të jemi pjesë e familjes evropiane.

Konferencën e organizojnë Qendra për Strategji Politike Evropiane të Komisionit Evropian, që është nën kompetencë të drejtpërdrejtë të kryetarit të KE-së Zhan Klod Junker dhe Drejtorisë së Përgjithshme të KE-së për Çështje Ekonomike dhe Financiare. KE-ja ka për qëllim në një vend të mbledhë bartës të theksuar të politikave dhe ekspertë nga Evropa, përfaqësues të lartë të institucioneve ndërkombëtare dhe evropiane, si dhe përfaqësues të sektorit privat dhe të komunitetit akademik, që të analizohen përvojat dhe ndikimet nga episodi i zgjerimit të BE-së në vitin 2014, në kontekst edhe të sfidave të ardhshme për Evropën dhe ekonominë e saj.

Në konferencë, dje, është biseduar për ndikimin e anëtarësimit në BE mbi reformat dhe politikat makroekonomike dhe mbi integrimin financiar në rajon, siç është për rëndësinë e anëtarësimit në BE për përshpejtim të konvergjencave ekonomike, me ç’rast është shqyrtuar roli i tregtisë, investimeve, integrimit financiar dhe kanaleve institucionale.

Midis pjesëmarrësve, Angellovska-Bezhoska është përfaqësuesja e vetme e bankës qendrore të vendit që ende nuk është anëtare e BE-së.

Në Vjenë Angellovska-Bezhoska realizoi edhe takime dypalëshe me përfaqësues të lartë të Komisionit Evropian, si dhe me kolegët e saj evropianë dhe me përfaqësues të institucioneve ndërkombëtare dhe të komunitetit akademik.

Sot, konferenca “Duke parë mbrapa, duke parë përpara” vazhdon në Bratisllavë, ku në diskutimet vëmendje do të përkushtohet ndaj investimit në kapitalin njerëzor dhe ndaj të ardhmes së konvergjencës dhe zgjerimit të BE-së./MIA

Loading...

Shpërndaj me

Loading...