Aleanca për Shqiptarët gjithashtu e përshëndet ftesën për anëtarësim në NATO. Sipas tyre, me marrjen e këtij dokumenti përmbushet një pjesë e aspiratave të qytetarëve. Zëdhënësi i kësaj partie Flakron Bexheti thotë se me anëtarësim në NATO qytetarët do të frymojnë më sigurt por nga ana tjetër, paralajmëron se Aleanca për Shqiptarët do të parashtroj vërejtët e tyre në lidhje me marrëveshjen me Greqinë, për çështjen e identitetit të shqiptarëve dhe gjuhën shqipe, që sipas tij, nuk i përmbushin pritshmërinë e shqiptarëve të Maqedonisë.

 

Shpërndaj me