Mundësi i naturalizuar, Mogamedxhi Nurov është mundësi më i mirë për vitin 2019, në përzgjedhjen e përvitshme të Federatës së Mundje së Maqedonisë. Nurov arkëtoi medaljen e bronzit në Kampionatin Botëror dhe plotësoi normën olimpike. Ndërkohë pas tij u rreshtuan Elmedin Sejfullahu dhe Dejan Mitrov. Kryetari i Federatës së Mundjes, Betim Vrenezi ishte pak i befasur me sukseset e arritur, që e bëjnë një ndër Federatat më të sukseshme në vitin e kaluar.

Betim Vrenezi, kryetari i FMM-së

“Nuk kemi pritur disa rezultate këtë vit, mirëpo mundësat tanë ishin aq të përgatiur dhe stërvitur, sa që arritën të mbikalojnë vehten. Kampion evropian u shpall Besir Alili, Vladimir Egorov mori bronzën në Kampionatin Evropian dhe Mogamedxhi Nurov për bronzën në Kampionatin Botëror dhe normën olimpike. Por qëllimi nuk ndalet këtu por do të vazhdojm. Mund të them se çdo gjë është e mundur të arrihet me punë, kështu që unë si kryetar i Federatës synojë që të marrim medalje olimpike. “

Klubi i Mundjes “Liria” u shpall ekipi më i suksesshëm, duke dominuar edhe tek çmimet individuale. Fati Vejseli ishte më i mirë te U23, Stole Eftimov tek Juniorët, ndërsa pa konkurencë ishte Besir Alili te kadetët. Ndërkohë në konkurencën e vajzave, çmimi kryesor shkoi në adresë të Barbara Stojkoskës nga Klubi i Mundjes “7 maj Leov”.

Lulzim Vrenezi: Medalja olimpike është shmë afër

Ndërkohë drejtuesit e Federatës shpallën Lulzim Vrenezin, si trajner më të sukseshëm për vitin 2019.

Lulzim Vrenezi, trajner i Maqedonisë

“Mendojë se ky ishte viti më i suksesshëm gjatë gjithë karrierës sime. Fitues i medaljes së bronzit dhe plotësimi i normës olimpike, mendojë se kemi meritë gjithë stafi im dhe shumë trajner të tjerë që kanë bashkëpunuar . Unë jam falemindues për të gjithë në Federatë, Agjencionit për Rini dhe Sport që na ka dhënë përkrahje . Mendojë se kemi punue pa hile. Medalja olimpike është shumë afër dhe unë do të jem i kënaqur sërisht me një medalje bronzi, por do të shohim se si do të jetë shorti.”

Drejtuesit e Federatës së Mundjes,  për herë të parë përgatitën befasi për klubet më të mira dhe ndan vauçerë. KM “Liria” mori 150 mijë denarë, KM Ballkaneci 100 mijë dhe KM Tefejuz u shpërblye me 50 mijë denarë.

Mahir Thaçi

Loading...

Shpërndaj me

Loading...