Kreu i BFI-së, Sulejman Rexhepi, porositi besimtarët mysliman që të solidarizohen me ata që kanë nevojë.

Apelojmë tek popullata jonë myslimanë, që si çdoherë që është një popull bujar, është një popull fisnik, të gjinden përskaj të gjitha atyre kategorive që kanë nevojë për ne, apeloj të jenë edhe më solidar, të jenë edhe më bujar dhe të mos zgjedhin çfarë përkatësie etnike ka, apo çfarë përkatësie fetare ka”.- tha Reisul Ulema Sulejman ef. Rexhepi – BFI

Pas faljes së Namazit të Bajramit familjet drekojnë së bashku dhe më pas siç është tashmë traditë, vizitojnë të afërmit e tyre për t’u uruar këtë festë të rëndësishme në kalendarin fetar.

Por ata që i gëzohen më së shumti kësaj festë janë fëmijët, të cilët një ditë më parë kanë blerë edhe rroba të reja dhe sot duken më të bukur se çdo ditë tjetër. “A doni të bëni Bajram” thonë ata kur të gjithë së bashku vizitojnë fqinjët apo të afërmit e tyre.

“Po, secilin vit mblidhemi e gjithë lagjja dhe shkojmë nëpër dyer dhe ju themi “ o ingje a doni të bëni Bajram?”

“ Tani I kam blerë rrobat e reja. Mi ka blerë mami dhe babi.
– A të kanë thënë se janë shumë të bukura?”
– Po.

“ I bletë rrobat e bajramit?
– Po.
– Kush jua bleu?
-Mami.
– Çfarë thoni ju kur shkoni të bëni Bajram?
– O ingje a doni të bëni Bjaram?”

Urimet e tyre për këtë festë i kanë bërë edhe krerët më të lartë shtetëror dhe të partive politike duke uruar për tolerancë, bashkës jetë e unitet në ndërtimin e shoqërisë dhe të shtetit në përgjithësi.

Festa e Fitër Bajramit në botën Islame konsiderohet si ditë shprese, ditë gëzimi dhe solidarizimi, një prej të veçantave të së cilës është edhe dhënia e kontributit në të holla ose ushqime, ose siç njihet në fenë islame ndarja e zekatit, për të varfrit dhe familjet në nevojë.

Evi Shkopi

Loading...

Shpërndaj me

Loading...