I zbatojmë praktikat më të mira evropiane, menaxhim i përbashkët me kontrollet kufitare dhe doganore për shkëmbim më të shpejtë të informatave, për lehtësimin e tregtisë, ulje drastike e korrupsionit dhe përforcim i sigurisë në rajon.

Kryeministrat e Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë, Zoran Zaev dhe Ana Bërnabiq, në prani të ministrive të të dy qeverive, si dhe përfaqësuesve të lartë të institucioneve për menaxhim kufitar dhe doganor të të dyja vendeve, sot, në ngjarje të përbashkët si pjesë e vizitës zyrtare të delegacionit të Qeverisë së Republikës së Serbisë, me solemnitet të përshtatshëm lëshuan në përdorim konceptin One-stop-shop, menaxhim i përbashkët i kontrolleve kufitare dhe doganore me një ndalesë në pikën kufitare Tabanoc/Preshevë.

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev gjatë fjalimit të tij potencoi se të dyja qeveritë sot plotësojnë edhe një obligim nga projekti për integrimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Serbisë, në nivel rajonal dhe atë evropian. Me pikën kufitare të përbashkët Tabanoc-Preshevë, tha Kryeministri Zaev, i cili mes të tjerash parasheh edhe menaxhim të përbashkët të kontrolleve kufitare dhe doganore me një ndalesë – One-stop-shop, të dyja vendet japin kontribut të veçantë të zhvillimit në fushën Rajonale ekonomike të Ballkanit Perëndimor, dhe – që është me rëndësi të veçantë, paraqet edhe një kurorë të miqësisë dhe fqinjësisë së mirë mes dy shteteve.

Kryetarja e Qeverisë së Republikës së Serbisë Ana Bërnabiq, gjatë fjalimit të saj theksoi se kjo ngjarje konfirmon se Serbia sheh drejt ardhmërisë në marrëdhëniet mes dy vendeve dhe se do të largohen të gjitha barrierat të cilat do të ndihmojnë rritjen e aktivitetit ekonomik dhe bashkëpunim për ndërlidhje më të mirë të popujve dhe ekonomive të Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Kryeministrja Bërnabiq theksoi se të dy shtetet i kuptuan problemet dhe harxhimet me të cilat ballafaqohen ekonomitë e të dyja vendeve nga procedurat e tepërta administrative dhe që prej tani e tutje fokusi do të jetë në mirëqenien e qytetarëve dhe afaristëve me promovimin e partneriteteve për bashkëpunim efikas.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...