Kosova do të provojë të marrë një rezultat pozitiv në transfertë gjatë muajit qershor duke qenë se luan përballë Malit të Zi në një stadium të boshatisur për shkak të dënimit që i ka dhënë UEFA për racizëm. Pjesë e ekipit të Malit të Zi, është edhe sulmuesi nga Peja, Fatos Beqiri i cili aktivizohet në kampionatin izraelit. Në një intervistë, Beqiri u shpreh se nuk do ta festojë golin nëse shënon ndaj Kosovës, ndërkohë që ka sqaruar edhe njëherë faktin që luan për Malin e Zi dhe jo për Kosovën, duke u shprehur se vetë Federata e Kosovës nuk e ka kërkuar.

Normalisht kjo ndeshje do të jetë jo sikur të gjitha ndeshjet tjera. Është kundër vendit tim, aty ku jam lindur dhe aty ku kam familjen. Nuk do të jetë ndeshje e lehtë as në aspektin emocional, por do ta shikoj në aspektin sportiv. Unë do të mundohem që ta jap më të mirën. Nuk do të festoj, nuk është e lehtë të luash ndaj vendit që je lindur dhe rritur. Do ta jap më të mirën e mundshme për ta fituar ndeshjen edhe pse nuk do të jetë e lehtë. Kosova ka treguar së fundmi që ka një skuadër të mirë dhe të talentuar, me një dëshirë të madhe. Kosova e ka merituar të jetë në eliminatore edhe më herët. E kam sqaruar shumë herë. Mendoj që nuk ia vlen të diskutojmë për këtë. Nuk kam pasur kontakte me njerëzit e Federatës së Futbollit të Kosovës”, tha mes të tjerash Beqiraj (Vipsport).

Loading...

Shpërndaj me

Loading...