Real Madridi është ndalur në transfertë nga Leganes në barazim me rezultatin 1-1 në ndeshjen që ka mbyllur javën e 32-të të La Liga në Spanjë. Ishin pikërisht vendasit ata që kanë kaluar në avantazh vetëm pak moment para përfundimit të pjesës së parë, falë një goli të Silva, pas një goditje perfekte nga jashtë zone, 1-0. Kundërpërgjigja e Real Madrid ka ardhur menjëherë me fillimin e fraksionit të dytë të lojës, pikërisht nga këmba e atij që është afirmuar si futbollisti më i rëndësishëm i Los Blancos në këtë sezon, Karim Benzema. Një gol për të shpëtuar ekipin e Zidanit nga një disfatë dramatike, sikurse dhe për të konfirmuar lidershipin e francezit, që me largimin e Kristiano Ronaldos është imponuar si futbollisti më vendimtar i Los Blancos, në kuotën e 18 golave në La Liga.

 

Loading...

Shpërndaj me