Karim Benzema merr rolin e liderit të Real Madrid dhe falë formës së tij duket se gjërat kanë filluar të ecin përsëri në drejtimin e duhur për skuadrën e Zinedin Zidan. Pasi kaloi në mesjave një legjendë si Di Stefano me golat në Europë, sot Benzema kaloi një tjetër legjendë të klubit, Ferenc Pushkash, duke u bërë me 157 gola të shënuar, sulmuesi i 18 më i mirë në historinë e La Liga. Francezi hapi serinë e golave të shënuar në minutën e 17 të sfidës ndaj Eibar në transfertë, ndërsa në minutën ë 29-të ishte ai që realizoi me penallti golin e 3-0, pasi më parë po nga pika e bardhë kishte realizuar edhe Serxhio Ramos. Në pjesën e dytë, Valverde shënoi golin e 4-0.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...