Benfika ka zyrtarizuar sot shitjen e Zhoao Feliksot te Atletiko Madrid dhe nuk ka humbur kohë për të gjetur pasuesin e tij. Klubi portugez ka zyrtarizuar blerjen e sulmuesit të Realit, Raul de Tomas Gomez. Sulmuesi spanjoll nuk po gjente hapësira te Reali dhe ka luajtur si i huazuar në skuadra të ndryshme. Me afrimin e yjeve nga klubet e ndryshme, mundësia që de Tomas të gjente hapësira, ishin të pakta kështu që është menduar të shitet. Ai ka firmosur një kontratë pesëvjeçare me Benfikën dhe klubi portugez i ka vënë një klauzolë e cila arrin deri në 100 milionë euro. Ky operacion, i ka kushtuar Benfikës 20 milionë euro, megjithëse Reali kishte një pretendim më të madh për shërbimet e tij. Reali kishte kërkuar 25 milionë euro, por fakti që mungonin ofertat ka bërë që të ulen edhe kërkesat për shërbimet e sulmuesit.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...