Sot u zhvilluan ndeshjet e javës së 30-të në Ligë e Parë Futbollistike të Maqedonisë. Skuadra e Bellasicës përgatiti befasinë më të madhe, duke mundur Shkëndijën në Strumicë me 2-1. Georgiev dhe autogoli i Bejtullait sollën epërsi për vendasit, para se Shefiti të shënojë golin e vetëm për” kuqezinjët”. Vardari në transfertë shënoi fitore 2-0 ndaj Makedonija Gj.P. falë 2 golave nga Kolevski. Rabotniçki pësoi disfatë në terrenin vendas 1-2 nga Pobeda. Vijaçki solli epërsi për vendasit, para se Efremov dhe Timovski të shënojnë në pjesën e dytë. Renova në Tetova minimalisht mundi Sileksin, ndërsa golashënues ishte Miovski. Me të njëjtin rezultat, FC Shkupi mundi Akademia Pandevin, ndërsa autor i golit ishte Besar Iseni.

Liga e Parë – Java 30

Bellasica 2-1 Shkëndija

Makedonija Gj.P. 0-2 Vardari

Rabotniçki 1-2 Pobeda

Renova 1-0 Sileksi

Fc Shkupi 1-0 Akad. Pandev

Loading...

Shpërndaj me

Loading...