Adele rrëmbeu vëmendjen e të gjithëve pasi u shfaq në festën e Beyonce-s dhe Jay Z më elegante se kurrë më parë. Kohët e fundit ajo është bërë pjesë e mediave pasi u zbulua dieta e rreptë që mbajti duke marrë vetëm 1000 kalori në ditë për të humbur në peshë.

Dhe ja ku më mirë sesa në festën e “Oscars” të organizuar nga Carters, mund të tregonte rezultatin e këtyre muajve dietë. E veshur me një fustan “Ralph & Russo” me dizajn leopardi, Adele dukej e mahnitshme dhe me një bel super të hollë. 31-vjeçarja, dukej magjepsëse ndërsa pozonte me një gazetare për një fotografi në Instagram gjatë festës me yjet që u mbajt në Chateau Marmont në Los Angeles.

Këngëtarja, e cila është nënë e një fëmije me ish-bashkëshortin, ishte pjesë e festës, me të famshëm të tjerë përfshi Reese Witherspoon, Rihanna, Kardashians, Charlize Theron dhe Jessica Alba.

Adele supozohet të ketë humbur rreth 30 kilogramë me dietën e rreptë, që i lejon të hajë vetëm perime jeshile!

Loading...

Shpërndaj me

Loading...