Një strehimore e kafshëve në Belgjikë kërkon kafshët të cilët janë mbi moshën 10 vjeçare që janë braktisur nga pronarët. Shumë qen të shtyrë në moshë i nënshtrohen eutanazisë pasi nuk ka kush të kujdeset për to. Braktisja e qenve ndodh zakonisht pasi pronarët ndërrojnë jetë, pas divorceve ose në disa raste edhe për shkak se pronarët nuk mund të përballojnë kujdesin mjekësor.

Themeluesit e kësaj strehimore u ofrojnë kafshëve ushqim, shërbime mjekësore për të cilat kanë nevojë dhe i dërgojnë vazhdimisht për shëtitje.

Kjo ka shumë punë, por siç i them gjithmonë bashkëshortes time shpërblimi ynë është në mbrëmje, kur qëndrojmë ulur me ta në divan. Gëzimi i tyre, kënaqësia kur i përkëdhelim dhe i duam ata momenti kur i shohim ata të lumtur është shpërblimi më i mirë për ne – tha Serge, themeluesi i strehimores së kafshëve Les Petits Vieux.

Pronari i kësaj strehimoreje jeton dhe punon gjithë kohës me kafshët. Serge dhe bashkëshortja e tij kanë braktisur vendet e tyre të punës me qëllim që të punojnë me orar të plotë me kafshët.

Elmedina Aliji

Shpërndaj me

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com