Belgjika ka shkatërruar Skocinë në transfertë me rezultatin 0-4 në një ndeshje ku Kevin de Bryune ishte fantastik me tre asist dhe një gol. Fillimisht shënoi Romelu Lukaku, që në fund dha asist për mesfushorin e Man City, ndërsa dy golat e tjerë i shënuan mbrojtësit Vermaelen dhe Alderëeireld. Në Grupin I, Belgjika kryesin me 18 pikë, ndjekur nga Rusia me 15 pikë që fitoi 1-0 ndaj Kazakistanit, që posedon 7 pikë. Ndërsa Qipro fitoi 4-0 në San Marino.

Ndërkohë në Grupin E Sllovakia ka marrë një fitore jetike në Hungari, me rezultatin 1-2. Me këtë tre pikësh skuadra sllovake ngjitet në vend të dytë me 9 pikë, po aq sa hungarezët, ndërsa Uellsi ndjek me 6 pikë, por me një ndeshje më pak. Grupin e kryeson Kroacia me 10 pikë, që barazoi 1-1 në Azerbajxhan më herët.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...