Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bektashi, nuk ka ndërmend ta tërheqë nga procedura parlamentare propozim ligjin për lëndët e para minerale. Ai i hedh poshtë si të pabaza pretendimet e Shoqatës së Minierave se ai mund të shkaktojë probleme të mëdha dhe të marrë koncesione. Sipas ministrit, shteti do të marrë koncesione vetëm nëse ndonjë kompani në këtë biznes shkel rregullat.

Unë nuk do të thosha që zgjidhja ligjore është subjektive, por saktëson disa gjëra që nuk janë zgjidhur deri më tani, dhe kjo ishte një nga kërkesat kryesore të qytetarëve të Maqedonisë së Veriut – deklaroi Kreshnik Bekteshi, ministër i Ekonomisë.

Një ditë më parë nga Asociacioni i Minierave u ankuan se nuk është kërkuar mendim prej tyre për ndryshimet e Ligjit për lëndët minerale. Nuk do të pranojnë vendim ligjor ku do të ketë mundësi për ndërprerje të njëanshme të koncesionit për eksploatim.

E keni parasysh, janë grumbulluar disa persona, konkretisht, jo që është rrezikuar mjedisi jetësor, por që nuk e kemi pranuar dikë në punë, nuk u kemi dalë në ndihmë dhe atëherë mund të marrin vendim për shkëputjen e koncesionit – deklaroi Nikollajço Nikollov-kryetar i Asociacionit të minierave të Maqedonisë.

Autoritetet thonë që deri më tani në vend asnjë koncesion nuk është marrë për shkak të populizmit apo vardisjes së popullatës. Nga sektori i minierave thonë që mbështesin kontrolle më të rrepta, por duan vendime të sakta ligjore. Biznesmenët konsiderojnë që në ndryshimet e propozuara ka hapësirë për manipulim dhe shantazh nga shteti, nëse kompania që e ka fituar koncesionin “nuk e luan lojën e Qeverisë”.

Ile Petrevski

Loading...

Shpërndaj me

Loading...