Totenhemi ka qenë gjithnjë një opsion në merkato për Geret Bejl. Ylli uellsian dihet që nuk është i lumtur në Madrid me Realin. Marrëdhënia me klubin është e konsumuar, po ashtu si edhe me trajnerin Zinedin Zidan. Kështu, 30-vjeçari prej verës së kaluar mendon vetëm të largohet nga Spanja. Sulmuesi pati kontakte me ish-klubin e tij në merkato, por asgjë konkrete. Tashmë, që londinezët kanë kaluar në drejtimin e Hoze Murinjos, uellsiani është i joshur për t’u rikthyer. Këtë kanë lënë të nënkuptohen fjalët e tij teksa shprehet se Murinjo dhe Totenhemi janë binomi më i mirë për të fituar tituj.

“Totenhemi kërkon të fitojë tituj. Dhe nuk besoj se një lidhje më të mirë se ajo mes Murinjos dhe Totenhemit për të provuar e për të fituar tituj”, u shpreh Bejl.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...