Real Madridi kërkon të largojë Geret Bejllin, por diçka e tillë është kthyer në “mision të pamundur”. Uellsiani ka një rrogë të frikshme që nuk do ta paguajë askush, ka 2 sezone që nuk luan rregullisht, është 29-vjeç dhe Reali kërkon shifra të bollshme për të. Një tjetër goditje, Bejll e ka marrë dhe nga sajti i percaktimit të vlerave të lojtarëve “Transfermarkt”. Tani vlera e tij është ulur sërish, pasi nga 70 milionë euro, ka prekur pikën më të ulët në 60 milionë euro. Oferta për Realin mund të jetë sërish më e ulët për klubet që janë të interesuara, ndërsa Reali vetë mund të pranojë që ta largojë me më pak para.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...