Garet Bejll e ka pranuar se po luan me zemërim për shkak të pasigurisë për të ardhmen e tij në Real Madrid, edhe pse tani është me Kombëtaren e Uellsit për ndeshjet kualifikuese për Kampionatin Evropian. Zinedin Zidan i tha Garet Bejllit se ai ishte i lirë të largohej nga klubi madrilen gjatë afatit kalimtar të verës. Mirëpo, ylli uellsian mbeti në Madrid dhe ka arritur ta gjejë një vend në skuadër. Bejll ka shënuar dy gola dhe i ka asistuar dy të tjerë në këtë sezon të La Ligës, edhe pse ka pasur lajme se 30-vjeçari dëshiron të largohet nga kryeqyteti spanjoll në fund të këtij sezoni. Duke folur para ndeshjes kualifikuese të së enjten kundër Sllovakisë, Bejl insistoi se përkundër që po luan me shumë emocione, ai e ka mendjen e qartë.

“Unë luaj me shumë emocion. Natyrisht këtu hyn edhe zemërimi, por unë s’kam asgjë për të cilën do të duhesha ta qartësoja mendjen time. Unë tentoj ta jap më të mirën time si këtu e si në Real Madrid dhe do të vazhdoj ta bëj këtë gjë,” ka thënë mes tjerash Bejll.

Uellsi do ta zhvillojë ndeshjen në Trnava në kuadër të Grupit E kualifikues për EURO 2020, ku djemtë e Rajan Gigsit radhiten të katërtit, katër pikë pas lideres Kroacisë dhe tre pikë prapa Sllovakisë në vend të dytë.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...