Distributori i ngrohjes qendrore BEG ka ankimuar vendimin e fundit të Komisionit Rregullator për Energjetikë për uljen e shpenzimit për 15% të energjisë ngrohëse që do ta sigurojnë me tenderë. Kryetari i këtij komisioni Marko Bislimovski thotë se ky është rasti i vetëm në botë që Distributori BEG kërkon të furnizojë energjinë me kosto të lartë të prodhimit sikurse nga kaldajat e tyre të amortizuara pavarësisht se çmimi i energjisë që do ta blejë nga firma e saj bijë TE-TO është më i ulët.  Ai thotë se vendosja e makinerive të reja gjeneruese në firmën “TE-TO” ka rritur trefish prodhimin e energjisë ngrohëse dhe ka ulur koston e shpenzimeve, por sipas tij, Distributori BEG-nuk do t’ia dijë, duke cenuar edhe mundësinë e uljes së çmimit të ngrohjes qendrore për qytetarët.

 Përderisa i analizoni gjendjen e tyre aktuale do të vini re se themeluesi i BEG-Distributorit dhe firma TE-TO kanë të njëjtën adresë. Ne nuk mund të lejojmë dhe t’i lëmë prodhuesit e parregullt vet të përcaktojnë çmimin në momentin kur nuk kemi tjerë prodhues. Me këtë vendim ne absolutisht askënd nuk e kemi dëmtuar, por dhamë parashikim të qartë si të punoj TE-TO dhe si të punoj BEG”-tha Marko Bislimovski, kryetar i Komisionit Rregullator për Energjetikë.

 Sipas analizave të Komisionit Rregullatorë për Energjetikë gjatë periudhës së verës firma “TE-TO” prodhon energji elektrike, megjithatë nuk realizon të hyra për energjinë ngrohëse sepse nuk ka ku të plasojë ato prodhime. Bislimovski thotë se gjatë dimrit e njëjta firmë prodhon energji elektrike dhe ngrohëse, por sërish ankohet se ka humbje dhe kinse është dëmtuar nga vendimi i komisionit.

 Dua t’i porosis përfaqësuesit e Distributorit BEG sepse në padi ka edhe disa kërcënime ndaj Komisionit Rregullator për Energjetikë, madje kërcënime me padi penale. As nuk ju frikësohem dhe as që do të me zmbrapsin. Supozoj që të gjitha këto trysni dalin nga ajo që do të ndodh në periudhën e ardhshme lidhur me dhënien e licencave për Ndërmarrjen ‘Sistemet e energjisë së Qytetit’ (GES)”-pohoi Marko Bislimovski, kryetar i Komisionit Rregullator për Energjetikë.

 Për sezonin e ri të ngrohjes që fillon më 15 tetor, me vendim të Qeverisë rrjetin e shpërndarjes së energjisë ngrohëse pritet ta marr në menaxhim Qyteti i Shkupit në një afat të gjatë kohor. Për këtë Qyteti i Shkupit me një kapital prej 250 mijë eurove ka themeluar Ndërmarrjen GES, e cila do të jep licencat e prodhimit të energjisë ngrohëse. Por, nga Kompania BEG-Distributor thonë se licenca e tyre aktuale për shpërndarjen dhe prodhimin e energjisë ngrohëse vlen deri më vitin 2047. Në reagimin e BEG-ut vlerësojnë se vendimi i Rregullatorit për uljen e çmimit për 15% të shpenzimeve të prodhuesve jo të rregullt të energjisë ngrohëse krahas prodhuesve të rregullt është në kundërshtim me Nenin 156, pika 4 e Ligjit për Energjetikë.

 Adnan Qaili

Loading...

Shpërndaj me

Loading...