Këto javët e fundit, gjithçka çka keni parë ka qenë afera LOREDANA.

Mediat kudo janë marrë me këtë rast edhe pse nuk ka akoma asgjë konkrete.

Sidoqoftë, derisa rasti po vazhdon të hetohet, Loredana e Mozzik po i vazhdojnë planet  e tyre në karrierën muzikore.

Ndërsa po pritet videoklipi i Loredanës i xhiruar në Kosovë, Mozzik ka vendosur të bashkëpunojë me një emër të njohur në muzikë.

Bëhet fjalë për Dardan – një artist shumë i pëlqyer në Zvicër e Gjermani.

“Së shpejti, a jeni gati”, ka shkruar Mozzik teksa ka publikuar një fotografi me Dardanin.

Artistët nuk dhanë shumë detaje veçse xhirimet  e klipit kanë nisur.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...