Këngëtarja e famshme me prejardhje shqiptare Bebe Rexha, ka shprehur haptazi qëndrimet e saja pro abortit dhe kundër rrymave që duan ta ilegalizojnë abortin në Shtetet e Bashkuara.

Madje ditë më parë, ajo shkruante në profilin e saj në Instagram:

“Derisa një bebe të dalë nga trupi i një burri, opinioni për abort s’duhet të dalë nga gojët tuaja”.

Ndërsa tani, ka krijuar një bluzë me animacione, tejet kontraverse dhe po ashtu të guximshme!

“Vagina ime, zgjedhja ime”, shkruan në këtë bluzë, ku po ashtu shihen të vizatuar disa penisë, e pikërisht kjo bluzë është në shitje.

Këtë e ka treguar vet Bebe Rexha përmes profilit të saj në Instagram, ku po ashtu jep cmimin e bluzës së krijuar nga ajo./Prive

Loading...

Shpërndaj me

Loading...