Këngëtarja Bebe Rexha vazhdon të bëjë apel për mbledhjen e donacioneve për shqiptarët e prekur nga tërmeti.

Deri tani ajo ka grumbulluar së bashku e fansat e saj 99.187 dollarë.

Ndërsa tha se kanë mbetur edhe pak për të arritur shumën prej 100.000 dollarësh.

Këngëtarja bëri publike statusin në Instagram ndërsa bëri kërkoi nga fansat që të vazhdojnë të kontribuojnë për të ndihmuar familjet shqiptare.

Bebe Rexha që në fillim të tragjedisë doli përkrah shtetasve të saj dhe nuk ngurroi të udhëtonte drejt Shqipërisë nga SHBA duke anuluar axhendën e ngjeshur atje.

Bebe vizitoi dy familje të prekura nga tërmeti dhe u premtoi se do u ndërtonte shtëpitë.

Ndërkohë edhe Rita Ora po punon për ndërtimin e një banese në një fshat të Tiranës.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...