Sukseset e artisteve nuk kanë të ndalur. Dy këngëtaret e njohura shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha dhe Dua Lipa janë nominuar në “American Music Awards 2018”.

Bebe Rexha është nominuar në dy kategori me këngën “Meant to Be”, në kategorinë “Bashkëpunimi më i mirë” dhe “Kënga më e mirë kauntri”. Përderisa këngëtarja Dua Lipa është nominuar në kategorinë “Artisti më i ri i vitit”.

Nominimet u bënë drejtpërdrejtë në kanalin “Youtube”, ku në panelin që bëri të ditur nominimet ishte e ftuar Bebe Rexha./KultPlus

Loading...

Shpërndaj me