Kërkesa për automjete pasagjerësh në Bashkimin Evropian (BE) është ulur me 2,6 për qind në periudhën janar-prill të këtij viti, bën të ditur Shoqata Evropiane e Prodhuesve të Automobilave (ACEA), raporton Anadolu.

Shoqata në fjalë thotë se regjistrimet e makinave në shtetet 28 shtetet anëtare, kap shifrat prej rreth 5.3 milionë në katër muajt e parë të vitit 2019.

“Tregjet gjermane dhe franceze mbetën pothuajse të pandryshuara katër muajt e parë të vitit”, tha ACEA.

“Ndërkohë regjistrimet në Itali kanë rënë me 4,6%, Spanjë 4,5% dhe Britani 2,7% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2018”, thuhet më tej.

Me prodhimin e markave Volkswagen, Audi, Skoda, Seat dhe Porsche, grupacioni VW mban 24 për qind të tregut, me 1.28 milionë automjete të prodhuara.

Grupacioni PSA, i cili ngërthen markat e njohura Peugeot, Citroen dhe Opel, si dhe grupacioni Renault nxënë 16,8 dhe 10,4 për qind të tregut.

Vitin e kaluar, në BE u regjistruan mbi 15 milionë automjete të reja pasagjerësh.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...