Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, pas fitores së kryeministrit britanik Boris Johnson në zgjedhjet e përgjithshme të parakohshme që u mbajtën në Mbretërinë e Bashkuar tha se presin që parlamenti britanik të votojë sa më shpejtë marrëveshjen e ndarjes.

Në një deklaratë në ditën e dytë të Samitit të Liderëve të Bashkimit Evropian (BE) që zhvillohet në Bruksel, Michel ka përgëzuar Johnsonin për fitoren dhe ka shprehur se BE-ja është e gatshme për marrëdhëniet që do të ndërtohen me Britaninë në të ardhmen.

“Është thelbësore që për procesin të sillet qartësi sa më shpejtë të jetë e mundur”, tha Michel.

Ai shtoi se në të ardhmen dëshirojnë të veprojnë në bashkëpunim të ngushtë me Britaninë, por se edhe uniteti i tregut të vetëm të BE-së është një çështje e rëndësishme.

Partia Konservatore nën udhëheqjen e kryeministrit Johnson fitoi zgjedhjet dhe siguruan 364 vende në parlament.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...