Brukseli i kërkoi sërish Londrës të emërojë një kandidat britanik për një post komisioneri në ekipin e ardhshëm të gjermanes, Ursula von der Leyen duke shpresuar për një përgjigje para fundit të javës.

“Qeveria britanike e Boris Johnson nuk i është përgjigjur letrës së Ursula von der Leyen”, theksoi zëvendëszëdhënësja e kësaj të fundit, Dana Spinant në një konferencë shtypi.

“Si pasojë, von der Leyen i ka dërguar një letër tjetër”, shtoi ajo.

“Koha po kalon, ky është shkaku që presidentja Ursula von der Leyen, pret një përgjigje shumë shpejt, para përfundimit të kësaj jave”, shtoi ajo.

Britania e Madhe do të dalë nga BE në fund të marsit. Por, në mungesë të maxhorancës në Dhomën e Komuneve për marrëveshjen e tërheqjes së negociuar me BE-në, Brexit është shtyrë tashmë tre herë.

Data e re e divorcit është parashikuar tashmë më 31 janar 2020.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...