Vendet anëtare të BE-së hoqën sot Zvicrën nga lista e tyre gri e parajsës fiskale duke thënë se ajo pajtohet me të gjitha angazhimet në lidhje me bashkëpunimin fiskal.

Zvicra ishte pjesë e së ashtuquajturës ”listë gri”, ku grupohen vendet me probleme në çështjet tatimore, që prej krijimit të saj nga BE më 5 dhjetor 2017, për shkak të angazhimeve ende të parealizuara.

“Nëse Zvicra hiqet nga lista, është një sukses për mua. Lista më e mirë është lista më e shkurtër”, tha komisioneri europian për Çështjet Ekonomike, Pierre Moscovici, gjatë një konferencë për shtyp në Luksemburg.

Zvicra miratoi një reformë tatimore në tetor të vitit 2018, por zbatimi dhe hyrja në fuqi e saj u vonuan për shkak të një referendumi.

Ndryshimet tashmë janë efektive dhe do të aplikohen duke filluar nga 1 janari i vitit 2020./atsh

Loading...

Shpërndaj me

Loading...