Vështirë realizohen projektet kapitale në vend. Borxhi publik po stabilizohet ngadalë dhe arrin 43 për qind, por pa përfshirë këtu huamarrjet e ndërmarrjeve shtetërore që arrijnë 10 për qind të BPV-së. Nga Bashkimi Evropiane konsiderojnë se nevojitet transparencë më e madhe në raport me shpenzimin nga ndërmarrjet publike, si dhe borxhi i tyre të përfshihet në borxhin e shtetit. Këto janë sfidat kryesore për vitin e ardhshëm, e që janë të rëndësishme për rrugëtimin evropian të vendit.

Duhet të aprovohet Ligji i ri për buxhetin, me rregullat fiskale dhe të bëhen përgatitje për këshillin e pavarur fiskal. Të vendosen mirë rregullat që nuk ekzistojnë për momentin në vend, ndërsa janë të pranishme në vendet e Bashkimit Evropian, e ky është se borxhi publik nuk guxon të jetë mbi 60 për qind dhe deficiti buxhetor të mos tejkalojë tre për qind”-tha Frek Janmat, shef i Departamentit për çështje ekonomike në Delegacionin e BE-së.

Problemet e vjetra të ekonomisë maqedonase edhe këtë vit dolën në sipërfaqe. Përfaqësuesi i Brukselit kritikoi punësimin e dobët të të rinjve, por edhe për nivelin e lartë të ekonomisë gri që i hap rrugën konkurrencës jolojale. Në rekomandimet, por edhe në kritikat e BE për ekonominë e Maqedonisë përmendet edhe niveli i lartë i depozitave në euro që i kanë qytetarët. Gjithashtu nga Unioni kërkuan që sa më shpejtë të konsolidohen pensionet sipas inflacionit.

Të përforcohen kapacitetet institucionale të gjykatave civile, të vendoset fokusi në zbatimin e garancisë Rinore me theks të veçantë në zonat e pazhvilluara dhe ekipimi kadrovik i Agjencisë për punësim dhe Këshilli nacional rinor. Duhet të përshpejtohet modernizimi i sistemit arsimor në të gjitha nivelet, përmes përmirësimit të infrastrukturës, programeve mësimore dhe kualifikimit të arsimtarëve”-theksoi Frek Janmat, shef i Departamentit për çështje ekonomike në Delegacionin e BE-së.

Shteti ka afat prej një viti që t’i zbatojë këto reforma. Nga BE janë të vetëdijshëm se vetëm një pjesë e rekomandimeve do të realizohet, një pjesë do të realizohet vetëm pjesërisht ndërsa një pjesë e mirë fare nuk do të realizohet. Këtë e tregon përvoja nga vitet e kaluara dhe nuk ka lëvizje të madhe në përmbushjen e obligimeve vite me radhë.

Ile Petrevski

Loading...

Shpërndaj me

Loading...