Qeveria edhe zyrtarisht vendosi firmën për marrjen e borxhit nga Banka Botërore prej 420 milionë dollarëve. Paratë do të shfrytëzohen në 4 vitet e ardhshme për projekte kapitale dhe për mbështetje të ekonomisë. Norma e interesit sipas ministrit të financave Dragan Tevdovski do të jetë e ulët dhe e volitshme për vendin, dhe do të jetë 1%. Këto para tashmë janë kalkuluar në gjendjen e borxhit publik, ashtu si do tërhiqen para nga kredia, ashtu do ndryshojë edhe niveli i borxhit të shtetit.

„Gjithsesi se do të varet nga dinamika e tërheqjes. Ndërsa më e rëndësishme është se nëse bëhet fjalë për borxh publik, ne arritëm me politikën që e udhëheqim në këto dy vite, e kjo është politika e konsolidimit të vazhdueshëm fiskal me çka e stabilizojmë borxhin publik”, tha Dragan Tevdovski, ministër i Financave.

Qeveria këtë borxh për projekte kapitale e bën pasi vitin e kaluar nuk arriti të realizojë as 1/3 e parave nga arka e shtetit të destinuara për këtë qëllim. Nga Qeveria paralajmëruan se me Bankën Botërore është arritur marrëveshje që me paratë do të ndërtohen projektet në infrastrukturë, por edhe për qëllime tjera, në dobi të qytetarëve. Viti i kaluar, sipas realizimit të investimeve kapitale është viti më i dobët në 10 vitet e shkuar. Prej 400 milion eurove aq sa Qeveria i kishte në dispozicion vitin e kaluar për ndërtimin e rrugëve, spitaleve, shkollave, ujësjellës dhe kanalizim shpenzoi 197 milion euro. Një pjesë e parave ose 50 milion euro që nuk u shpenzuan për projektet kapitale qeveria vendosi t’ua falë komunave që t’i reduktojnë borxhet e tyre. Këtë vit, i cili paralajmërohet si vit ekonomik deri më tani nuk dallon nga viti i kaluar. Numrat thonë se në katër muajt e parë të vitit janë realizuar vetëm 10% nga 420 milion eurot e parapara.

Ile Petreski

Loading...

Shpërndaj me

Loading...