Bayern Munich sot ka prezantuar transferimin e ri në skuadër.

Bayern ka nënshkruar me Alvaro Odriozola, mbrojtësin e Real Madridi në huazim deri në fund të këtij sezoni.

Pasi kaloi testet mjekësore, mbrojtësi 24 vjeçar sot ka nënshkruar kontratën e tij me klubin e ri.

“Pas diskutimeve të brendshme, ne u pajtuam të ndjekim dëshirat e kryeshefit Hansi Flick për të përforcuar repartin e mbrojtjes dhe vendosëm për Alvaro Odriozola. Ne jemi të lumtur me nënshkrimin e kontratës dhe falënderojmë Real Madridin për bisedimet miqësore të cilat i kiemi zhvilluar”, u shpreh kryetari i Bayernit Karl-Heinz Rummenigge.

Odriozola iu bashkua Madridit në verën e vitit 2018 nga klubi i tij i vendlindjes Real Sociedad dhe fitoi Kupën Botërore të klubeve me ‘Los Blancos’ në sezonin e tij të parë.

Ai gjithashtu ka bërë katër paraqitje për Kombëtaren Spanjolle dhe ka shënuar një gol.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...