SBASHK: Greva e së premtes në arsim ës...
Këshilli Drejtues i SBASHK-ut pas diskutimeve të shumta e duke përcjellë zërin e të punësuarve në arsim, kanë ...
Lexo më shumë...Pas vitesh kërkime erdhi konfirmimi se tërmetet që ndodhin gjatë kreshtave oqeanike janë të lidhura me baticat, shpjegojnë studiuesit e “Columbia University” në revistën “Nature Communications”, duke shpjeguar një mekanizëm që ka mbetur mister për dekada.
“Lëvizjen e shtresave në fakt e shkakton dhoma magmatike që merr frymë, duke u zgjeruar dhe ngushtuar nëpërmjet baticave”, shpjegon Christopher Scholz, koordinator i këtij studimi bashkë me Yen Joe Tan.
Prej shumë kohësh ishte kuptuar se tërmetet përgjatë këtyre maleve nënujore që ndodhen në ekstrem të pllakave tektonike janë të lidhura me baticat, por askush nuk kishte kuptuar përse tërmetet ndodhnin në fazën e zbaticës.
Për të zgjidhur këtë mister, studiuesit kanë analizuar “Axial Seamount”, vullkani nënujor që gjendet në kreshtën “Juan de Fuca” oqeanin paqësore, që zgjohet çdo 10 vite dhe mbi të cilin janë mbledhur shumë të dhëna.
Në këtë mënyrë u zbulua një element që askush nuk kishte konsideruar më parë, dhoma magmatike e vullkanit, një lloji xhepi i butë dhe i presuar nën sipërfaqen e tokës.
Kur ka zbaticë, ka më pak ujë sipër dhomës, që për pasojë zgjerohet. Kur zgjerohet, tërheq shkëmbinjtë pranë, duke detyruar shtresat e tokës të lëvizin dhe duke shkaktuar tërmetin.
Duke përllogaritur tërmetet dhe presionin mbi shtresat e tokës, studiuesit kanë kuptuar se edhe tensioni më i vogël mund të shkaktojë një tërmet.
Këshilli Drejtues i SBASHK-ut pas diskutimeve të shumta e duke përcjellë zërin e të punësuarve në arsim, kanë ...
Lexo më shumë...Kryeministri shqiptar Edi Rama ishte sot në dy familje të prekura nga tërmeti, familjen Meçja dhe Gjana. Këto ...
Lexo më shumë...Votuesit britanikë zgjedhin të enjten qeverinë e re – për herë të dytë qëkur Mbretëria e Bashkuar votoi për Br...
Lexo më shumë...Niveli i ujit në Liqenin e Ohrit dhe të Dojranit është për një centimetër më i lartë se dje, ndërsa niveli i L...
Lexo më shumë...