Pas hedhjes së shortit për garat në grupe në Evropianin 2020, bastoret ndërkombëtare shpalosën emrat e kombëtareve që janë favorit më të mëdhenj për të fituar titullin evropian. Në vendin e parë u ndal Anglia, duke lënë pas Belgjika, Franca, Holanda dhe Spanja. Mbrojtësi i titullit evropian, Portugalia është e teta, ndërsa gjasa më të vogla i jipen kombëtares së Islandës. Turneu do të zhvillohet gjatë verës së ardhshme nga 12 qershor e deri më 12 korrik dhe për herë të parë do të shfrytëzohet teknologjia VAR, ndërsa kanë mbetur edhe 4 vende që do të plotësohet nga Liga e Kombëve. Maqedonia në plej offin e Ligës së Kombëve, përballet me Kosovën dhe fituesi sfidon fituesin e ndeshjes Gjeorgji-Bjellorusi. Në rast të kualifikimit, Maqedonia do të jetë pjesë e Grupit C, ndërsa nëse Rumania arrin të kualifikohet, atëherë Maqedonia kalon te Grupi F, ku janë edhe Franca, GJermania dhe Portugalia.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...