Shërbimet e sigurisë ruse të enjten kanë bastisur më shumë se 150 shtëpi dhe zyra të cilat u takojnë kritikëve të Kremlinit rus, Aleksej Navalni, kështu ka shkruar në rrjetin social bashkëpunëtori i tij Leonid Volkov.

Bastisjet kanë ndodhur katër ditë pasi partia në pushtet “Rusia e Bashkuar”, e cila e ka përkrahur presidentin Vladimir Putin, ka humbur më shumë se gjysmën e deputetëve të kuvendit të qytetit në Moskë, përcjell Rojters.

Navalni u ka bërë thirrje mbështetësve të tij të votojnë me logjikë, që mos të përkrahin partinë në pushtet dhe kandidatët qeveritarë mos të zgjidhen ose të zvogëlohen shanset e tyre, me çka kishte sukses thirrja e tij.

“Numri i përgjithshëm i bastisjeve është 150, ndërsa më shumë se 1000 policë rus kanë qenë të përfshirë në bastisje” ka shkruar Volkov./Alsat

Loading...

Shpërndaj me

Loading...