Bastian Shvajnshtajger përgatitet të mbyllë karrierën e tij në futbollin e luajtur, pasi ka deklaruar se do të varë këpucët në gozhdë në fund të këtij edicioni. Mesfushori 35-vjeçar gjerman, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, bëri të ditur se tashmë kishte ardhur koha e lamtumirën nga fushat e blerta.

“Të dashur tifozë, tani ka ardhur koha. Unë do të mbyll karrierën time aktive në fund të këtij sezoni. Falënderime të gjitha skuadrave të mua: Bajern Mynih, Mançester Junajtid, Çikago Fajër dhe ekipit kombëtar. Ju e bëtë të mundur për mua këtë periudhë të pabesueshme! Lamtumira ime si një futbollist aktiv më bën pak melankolik, por pres me padurim për detyrat e reja që më presin së shpejti. Unë do t’i mbetem besnik futbollit. 1000 falënderime për kohët që kaluam bashkë, do t’ju mbaj gjtihmonë në zemrën time”, shkruante Shvajnshtajger.

Futbollisti nisi karrierën si profesionist te Bajern Mynih ku fitoi 8 tituj kampion dhe 7 Kupa Gjermanie. Ai fitoi Ligën e Kampioneve në vitin 2013 me Bajern Mynih dhe si zëvendëskapiten i Gjermanisë, Kupën e Botës në vitin 2014. Pas më shumë se 17 viteve te Bajern Mynih, ai kaloi në verën 2015 te Mançester Junajtid, ndërsa në dy vitet e fundit ka qenë pjesë e Çikago Fajër në MLS. Në radhët e përfaqësueses gjermane ai regjistroi 121 ndeshje dhe 24 gola.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...