Basketbollisti i Penjarollit, Francisko Zustoviç është vetëm 13 vjeç, ndërsa që tani është në qendër të vëmendjes të mediave botërrore. Në fundjavë, Zustoviç arriti që të shënojë 78 pikë për 20 minuta. Ai luajti vetëm gjysmën e takimit kundër Bolivarit, duke realizuar 29 tentime nga ato 33 për 2 pikë dhe vetëm një tentim për 3 pikë dhe realizoi 17 tentime nga gjuajtjet e lira. Në çerekun e parë realizoi 27 pikë nga ato 28 që i shënoi ekipi i tij, ndërsa në çerekun e fundit shënoi 51 pikë. Mirëpo edhe ky kontribut i tij, nuk ishte e mjaftueshme që të evitohet disfata nga Bolivari me rezultat 113-112. Ndryshe në Argjentinë, në kategorinë deri më 13 vjeç, një basketbollist mund të luajë maksimum vetëm 20 minuta.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...