Një nga skuadrat që në fillim të sezonit shihej me gjasat më të mëdha për të fituar titullin e kampionit, duket se duhet të bëjë disa ndryshime të mëdha.

Skuadra nga Los Anxhelosi ka probleme brenda skuadrës dhe sipas mediave amerikane disa lojtarë kanë probleme me trajtimin special që drejtuesit e klubit kanë për Kavhi Leonard dhe Poll Xhorxh.

Dyshja sigurisht se është pika kryesore e kësaj skuadre, por duket se trajtimi i veçantë po shkakton telashe më të mëdha.

Sipas mediave amerikane,kjo ka detyruar drejtuesit e Klipersave, të jenë aktivë në hapjen e merkatos, për të afruar lojtarë të rinj në skuadër.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...