Ndeshjet përfundimtare të Kupës së Maqedonisë në basketboll nga e premtja deri të dielën do të luhen në Gjevgjeli. Qyteti si dhe dy skuadrat organizatorë teknik janë gati për nisjen e këtyre garave, ndërsa dëshira e madhe është që në finalen e sivjeme të luajnë dy skuadrat lokale Kozhufi dhe Bllokotehna. Meshkujt garat i nisin nga ¼ e finales, ndërsa femrat nga ½ finalja.

Basketbollin që po e luajnë këtë vit skuadrat në Maqedoni është në një nivel të lartë. Patëm mundësi të shohim se si secila skuadër mund ata fitojë secilën, ashtu që duam që kjo traditë të vazhdojë edhe në të ardhmen. Donim që kupa të luhen në qytetin I cili jep dy përfaqësues, por edhe i cili i ofron kushtet më të mira për të gjitha skuadrat.“, tha në takimin me gazetarë Vlladimir Temelkovski, drejtor sportiv i FBM-së.

Trofeun nga viti i kaluar e mbrojnë skuadra e MZT Skopje, ndërsa në konkurencë të femrave ajo e Vardarit.

Loading...

Shpërndaj me