Përfaqësuesja e Maqedonisë në basketboll, me fitore nisi paraeliminatoret e Evropianit të vitit 2021, pasi mundi Kosovën në Prishtinë me rezultat 76-73. Maqedonia kontrolloi ndeshjen nga fillim e deri në fund dhe nuk lejoi befasi. Pjesa e parë i takoi Maqedonisë pran rezultatit 34-29, ndërsa në çerekun e tretë, Kosova u kthye në lojë , duke e fituar me 20-14 . Mirëpo në çastet vendimtare, gabimet e shumta lejuan të vendasve, lejuan që Maqedonia të krijojnë epërsi konforte prej 7-8 pikësh. Me 3 pikët e Bamfortit dhe Berishës, Kosova u afrua në 2 pikë pran rezultatit 73-71. Mirëpo në skenë doli Vojdan Stojanovski, që me 4 realizime nga gjuajtja e lirë e drejtoi Maqedoninë drejt fitores. Ndryshe Bojan Stojanovski ishte më efikas te Maqedonia me 17 pikë, ndërsa 32 pikë e realizuar nga Dardan Berisha nuk mjaftuan që Kosova të shmang disfatën. Foto : Ekipa.mk

 

Shpërndaj me

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com