Pas gati 2 vitesh hetim, prokuroria e Tiranës çon në gjykatë dosjen penale në ngarkim të kreut të Partisë Demokratike në Shqipëri, Lulzim Basha, në lidhje me Çështjen kontratave të lobimit në Shtetet e Bashkuara, për zgjedhjet parlamentare të vitit 2017.

Në dokumentin e firmosur nga prokurorët , Basha rezulton i pandehur, për veprën penale falsifikim te vulave, stampave ose formularëve ndërsa akuza tjetër për pastrim parash ka rënë.

Së bashku me Bashën, organi i akuzës ka dorëzuar në gjykatë edhe dosjen në ngarkim të Arben Ristanit, ish sekretarit të përgjithshëm të partisë demokratike ne kohen e nënshkrimit te kontratave te lobimit, dhe financierit Ilir Dervishi.

Edhe ata akuzohen për falsifikim te dokumenteve zyrtare, qe kanë dorëzuar ne Komisionin Qendror te Zgjedhjeve për shpenzimet e fushatës elektorale.

Falsifikimi i vulave stampave ose formularëve ne kodin penal parashikon një dënim nga 6 muaj deri ne 7 vite burgim në rast se vepra është kryer në bashkëpunim.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...