Mëngjesin e sotëm, kryetari i PD-së në Shqipëri, Lulzim Basha është parë të hyjë në selinë e presidentit shqiptar, Ilir Meta. Burime brenda në Presidencë thonë se takimi zgjati 60 minuta.

Takimi vjen në një moment kur ka një lëvizje të fortë jashtë vëmendjes publike për të ndërmjetësuar një zgjidhje të krizës. Takimi vjen edhe dy dite pas dëshmisë së Presidentit në Kuvend.

Burime vendase konfirmojnë se kanë qenë pikërisht temat e zgjidhjes së krizës politike dhe prania e delegacionit të Komisionit të Venecias në Tiranë, që janë diskutuar midis Metës dhe Bashës.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...