Lideri demokrat në Shqipëri Lulzim Basha ka qenë i ashpër ndaj Kryeministrit Rama për gjendjen e krijuar me studentët të cilët policia e shtetit dhe policia private kanë tentuar ti pengojnë në protestën e tyre. Studentët e kanë përshkallëzuar protestën dhe prej dy ditësh janë ngujuar në ambientet e fakulteteve. Më tej ai tha se me këto veprime, Edi Rama e çon vendin drejt një konflikti fizik. Sipas tij, populli nuk ka se si të durojë dhunimin e studenteve, dhunimin e fëmijëve tanë që protestojnë për kerkesat e tyre të drejta.

“I bëj thirrje Ramës, ndal menjëherë represionin e studentëve të ngujuar në protestën e tyre të ligjshme në ambientet universitare, jepi fund bllokimit të futjes së ushqimit dhe ujit në protestë, çdo shtyrje e mëtejshme në këtë drejtim do të shtyjë vendin drejt një konflikti civil me pasoja të paparashikueshme.”

ALSAT

Loading...

Shpërndaj me

Loading...