Ka përfunduar takimi në Prishtinë mes ministrit të Ekonomisë Kreshnik Bekteshi dhe homologut të tij kosovar, Endrit Shala. Të dy ministrat janë dakorduar që deri të premten Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës në Kosovë, t’i dërgoj një raport Agjencisë së Ushqimit të maqedonase me analiza nga programi adekuat për monitorimin e produkteve, në këtë rast të vezëve të peshkut nga Kosova.

“Diskutuam mbi disa probleme që kohët e fundit disa biznese tona i kanë hasur gjatë të bërit tregti në veri dhe pas vendimit për taksë. Ne si qeveri e Kosovës dhe MTI dhe si Agjencion jemi dakorduar sot që Agjencioni ynë do t’i dërgon garancione shtesë Maqedonisë këto që Kosova nuk e ka obligim t’i ketë në vendet e tjera nënshkruese të Ceftës. Agjencioni ynë i Veterinës deri të premten do të sigurojë atë të Maqedonisë për programin e monitorimit aktiv me qëllim që AUVK në Maqedoni ta ketë më të lehtë që pastaj atë produkt ta tregtojë në BE. AUVK në Maqedoni gjatë kësaj jave pritet ta heqë barrierën ndaj Kosovën, por në momentit kur dy palët i përfundojnë këto atëherë do ta eliminojnë masën e vendosur nga ne si MTI”- tha  Endrit Shala, ministër në detyrë i Tregtisë dhe Industrisë në Kosovë.

Ministri Bekteshi, tha se masa nuk është ndërmarrë vetëm për Kosovën, por është marrë për të gjithë shtetet që nuk e implementojnë programin e monitorimit aktiv sa i përket produkteve të peshkut.

“Ne biseduam rreth problematikës sa i përket vendosjes së barrierave nga dy shtete. Si Ministri e Ekonomisë vendosëm pse Maqedonia e Veriut ka marrë një masë të tillë, masa nuk është e ndërmarrë vetëm për Kosovën por është marrë për të gjithë shtetet që nuk e implementojnë programin e monitorimit aktiv sa i përket produkteve të peshkut”. Maqedonia e Veriut është më se e sigurt dhe presim që në tetor të fillojnë negociatat me BE-në, ne jemi detyruar që t’i implementojmë këso masa pasi kemi marrë obligime konkrete. Në momentin që AUV nga Kosova dëshmon që do fillojë me implementimin e programeve atëherë ne do të lejojmë importin e këtyre produkteve në vendin tonë. Bashkëpunimi për ne është në interes të zhvillohet dhe thellohet. Ne e mbështesim Kosovën në të gjitha instancat ndërkombëtare”- theksoi, Kreshnik Bekteshi, ministër i Ekonomisë në Maqedoninë e Veriut.

Ministri kosovar, Shala tha se vetëm pasi të hiqen barrierat për peshk, mund të hiqet reciprociteti për mjaltë dhe patate. Ndërsa, ministri Bekteshi po ashtu tha se pasi të sigurohen nga AVUK do të marrin vendim. Ai tha se masa për peshk kanë marrë ndaj të gjitha shteteve që nuk përmbushin standardet e kërkuara nga Maqedonia e Veriut.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...