Përfaqësuesja e Maqedonisë në futboll mbylli përgatitjet në Shkup, në prag të sfidave të muajit nëntor, kundër Austrisë në Vjenë dhe Izraelit në Shkup. Të përzgjedhurit e Igor Angelovskit, sot zhvilluan përgatitjet e fundit, pas së cilës të premtën do të drejtohen kah kryeqendra austriake për sfidën e parë. Mesfushori shqiptarë Enis Bardhi potencon se këto dy ndeshje janë mjaft të rëndësishme për Maqedoninë, pasi që është një mundësi e mirë që të shënohen rezultate pozitive dhe të arrihet deri te pozita e tretë në Grupin G, që do të ishte një hap pozitiv për këtë gjeneratë, por edhe në përgjithësi në eliminatoret e deritanishme për Maqedoninë. Bardhi potencon se secila ndeshje ka peshën e vet dhe se duhet të shkohet ndeshje pas ndeshjes, deri në fund të këtyre eliminatoreve, e pastaj të kërkohet edhe rasti I dytë në Ligën e Kombëve , për të arkëtuar biletën e Evropianin e vitit 2020.

“Do të jenë dy ndeshje shumë të rëndësishme për neve dhe besoj se të gjithë e dijnë rëndësinë e këtyre ndeshjeve . Duhet të jemi të koncetruar dhe të hyjnë në fushë e të japim maksimumin . Besoj se të gjithë jemi të vetëdijshëm se këto dy ndeshje janë të rëndësishme për neve sepse duam të përfundojmë në vendin e tretë  dhe shpresojë që të jetë ashtu. Austria është një ekip shumë e fortë në shtëpi dhe fizikisht janë shumë të fortë.Ata e treguan vetën në Shkup. Besoj se duhet të gjithë lojtarët të jenë të përgatitur dhe të fokusuar në këtë ndeshje dhe secili të jep maksimumin,” tha mes tjerash Enis Bardhi, mesfushor i Maqedonisë.

Përballja Austri-Maqedoni, do të zhvillohet më 16 nëntor në Vjenë.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...