Skuadra e Barcelonës është gati të heq dorë nga mesfushori kroat Ivan Rakitic, që duket se nuk bën më pjesë në planet e këtij ekipi. Sipas të përditshmes spanjolle “Sport.es”, në gjurmët e 31-vjeçarit është vënë skuadra e Mançester Junajted. Rakitiç ka një kontratë deri në vitin 2021 me skuadrën “blaugrana”, por mund të largohet për shumën e 40 milionë euro në merkaton e verës. Mançester Junajted është në gatishmëri dhe në pritje të informacioneve nga Spanja, për të mbyllur këtë transferim. Rakitiç luan në “Kamp Nou” që prej vitit 2014 dhe në 268 ndeshje me skuadrën katalanase ka realizuar 35 gola. Nënkampioni i botës është përfolur edhe më parë për një largim nga skuadra e Barcelonës, ku duket se nuk ka më besimin e trajnerit Ernesto Valverde.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...